SHPËRNDAJE

Disfata e Real Madridit me rezultat 2-0 kundër Real Sociedadit nuk kaloi pa incidente kontroverse, pasi që “Los Blancos” mbetën të zhgënjyer me mospërdorimin e VAR-it (Video Assistant Referee) për akordimin e një penalltie.
Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, u rrëzua në tokë pas një ndërhyrjeje nga lojtari i Real Sociedadit, Geronimo Rulli. Gjyqtari nuk e akordoi penalltinë pasi që vlerësoi se Rulli vetëm e kishte larguar topin nga ajo zonë e rrezikshme.

Gjyqtari në dhomën e VAR-it për këtë ndeshje ishte Jose Luis Munuera Montera, i cili kishte qenë gjyqtari kryesor në dhomën e VAR-it edhe për ndeshjen tjetër të Real Madridit, kundër Eibarit, të cilën madrilenët e humbën me rezultat 3-0.

Në atë ndeshje, Eibari kishte kaluar në epërsi përmes një goli, i cili fillimisht ishte kontrolluar nga VAR-i për shkak të pretendimeve se lojtari që e kishte shënuar golin, kishte qenë në pozitë jashtë loje, që doli të jetë e pavërtetë.

Munuera Montelo e festoi atë gol bashkë me ndihmësit e tij. Televizioni zyrtar i Real Madridit e publikoi një video të kësaj ngjarjeje, duke sugjeruar se gjyqtarit nuk i pëlqen Real Madridi, për këtë arsye nuk u akordua as penalltia e Viniciusit në ndeshjen kundër Real Sociedadit.