SHPËRNDAJE

Real Madridi i këtij sezoni, fillimisht nën drejtimin e Julen Lopeteguit e pastaj me Santiago Solarin, është skuadra e Real Madridit me më së paku gola të shënuar që nga sezoni 2006/2007. Ata i kanë shënuar vetëm 55 gola në 27 ndeshje, dhe vetëm 24 në La Liga, gjysmën e Barcelonës.

Pasi triumfoi në turneun e Kupës së Botës për Klube, trajneri Solari ka kërkuar nga klubi transferimin e një sulmuesi që mund të shënojë më shumë gola për klubin gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, i cili u transferua në Juventus për 116 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës, Real Madridi vendosi të mos blejë sulmues për ta zëvendësuar atë. Megjithatë, tani që është kuptuar se ka nevojë për një lojtar të tillë, këta janë kandidatët:

Mauro Icardi

Klubi: Interi
Mosha: 25
Golat këtë sezon: 13
Çmimi: 100 milionë euro

Timo Werner

Klubi: Leipzig
Mosha: 22
Golat këtë sezon: 13
Çmimi: 65 milionë euro

Kryzysztof Piatek

Klubi: Genoa
Mosha: 23
Golat këtë sezon: 19
Çmimi: 15 milionë euro

Fernando Llorente

Klubi: Tottenham
Mosha: 33
Golat këtë sezon: 1
Çmimi: 4 milionë euro

Bas Dost

Klubi: Sporting Lisbon
Mosha: 29
Golat këtë sezon: 15
Çmimi: 22 milionë euro