SHPËRNDAJE

Gjendja shëndetësore e Michael Schumacher dhe zhdukja e tij nga sytë e opinionit publik kanë marrë edhe njëherë vëmendje, pavarësisht se legjenda e garave të Formula 1 është ende në letargji.
Tashmë janë vënë në diskutim edhe muskujt e tij financiarë për të përballuar trajtimin e shtrenjtë shëndetësor që duhet të ketë pas aksidentit me ski në vitin 2013.

Problemet shëndetësore nuk janë i vetmi problem për Michael Schumacher. Legjendës gjermane po i largohen edhe miqtë e dikurshëm dhe ai po braktiset edhe nga kompanitë që dikur u sillte miliona euro fitime me imazhin e tij. Grupi i prodhimit të dyerve Hoorman, dhe marka e orëve të kushtueshme Odmar Pige janë ato që kanë shkëputur akordet me Michael Schumacher.

Ditë më parë ishte “Maquina do Esporte” që i tha jo bashkëpunimit me ish pilotin, thuajse të njëjtët emra që luftonin më parë për të joshur gjermanin në ditët e tij më të lavdishme në pistë.

“Deutsche Vermongensberatung” është kompania e vetme që po e mbështet Shumin në gjendjen e tij shëndetësore dhe po ashtu po e përkrah financiarisht djalin e tij në karrierën që po e bën në garat e shpejtësisë.

Raportohet se familja Shumacher ka filluar të futet në krizë financiare pas shpenzimeve të mëdha që ka patur dhe ka në fazën e shërimit dhe mendon që t’i ndërpresë kurimin ish-kampionit të botës në Formula 1, për shkak se nuk përballon dot më pagesat e mjekëve.