SHPËRNDAJE

Arturo Vidal prite të largohet nga Bayern Munich në janar të vitit 2018

Mesfushori kilian, Arturo Vidal nuk është i lumtur në Bayern Munich dhe me shumë mundësi do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas Calcio 24 News, kiliani po mendon një kthim në Serie A ku kishte luajtur më parë të Juventus, por kësaj radhe të rival i saj, Inter.

Përveç Interit ka edhe skuadra tjera të interesuar, pro ai preferon kthimin në Itali.

Inter kishte tentuar ta transferonte Vidalin edhe gjatë verës së kaluar, por në fund ai vendosi të qëndronte edhe për një sezon në Bayern.