SHPËRNDAJE

Organizimi i 1 Qershorit nga ana e Shoqatës së personave me aftësi të kufizuar edhe sivjet është përkujdesur që fëmijët ta kremtojnë këtë ditë në mënyrë adekuate pasi që ata janë e ardhmja jonë dhe meritojnë ta festojnë ditën e tyre. Aktivitetet kanë qenë nga më të ndryshmet dedikuar fëmijëve, mirëpo prioritet kanë qenë fëmijët me aftësi të kufiziuar. Shoqata është përkujdesurë në maksimum që të bashkpunojë me të gjitha shkollat dhe ti angazhoj fëmijët të jenë pjesmarrës në këto aktivitete.

Duke qenë se sot është shënuar edhe dita e qumshtit, organizata ka inkuadruar edhe qumshtoret lokale në mënyrë që ti stimulojnë fëmijët në konsumimin e bylmeteve.
Kjo ditë ishte e stërmbushur me program muzikorë të përgaditurë nga edukatoret në bashkëpunim me fëmijët, vullnetarët ishin të gatshëm të pikturonin maskota të ndryshme në fytyrat e qeshura të të vegjëlve tanë. Ata kishin mundësi të shprehnin talentin e tyre në pikturë me anë të vizatimeve të ndryshme e gjithashtu të merrnin pjesë në krosin e biçikletave.

Në këtë eveniment madhështor ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi ku shprehu afirmitet me fëmijët e veçanarisht kushtoi kujdes fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Shkelzen Limani koordinator i projektit të evenimentit të sotëm me rastin e ditës së fëmijëve është shprehur për presheva.com se në përgjithsi është i kënaqur me organizimin, mirëpo shpreson që në të ardhmen të ketë një numër më të madhë të fëmijëve. Ai gjithashtu është shprehur se ky eveniment synon socializimin dhe vetëdijsimin te një numër i caktuar i qytetarëve qe fëmijët me aftësi të kufizuar ti shohin si të gjithë fëmijët tjerë. Këta fëmijë janë kompetent dhe janë të barabartë me të gjithë ne andaj edhe duhet vlersuar si të tillë /presheva.com/

1 Qershori nga Shoqata e personave me aftësi të kufizuara në Preshevë

1 Qershori nga Shoqata e personave me aftësi të kufizuara në Preshevë

Gepostet von Presheva.com am Freitag, 1. Juni 2018