SHPËRNDAJE

Turqia ka hapur bazën më të madhe ushtarake në Afrikë, në Mogadishu, kryeqyteti i Somalisë.

Vendi afrikan për një kohë të gjatë është duke luftuar kundër kryengritësve anti qeveritar. Baza e trajnimit u përurua të shtunën në prani të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë Hulusi Akar dhe Kryeministrit të Somalisë, Hassan Ali Khayre.

Objekti i ndërtuar rishtas përfshin konviktet e ushtrisë, bazat e trajnimit dhe burgjet dhe do të shërbejë si një terren trajnimi për 10,000 ushtarë somalezë.

Rreth 200 oficerë turq do të vendosen në bazën për të mbikqyrur stërvitjen.

Gjatë ceremonisë së hapjes, Khayre përshëndeti mbështetjen “e palëkundur” turke ndaj Somalisë, ndërsa Mogadishu përpiqet të rindërtojë ushtrinë e shkrirë dhe të stabilizojë vendin e shkatërruar nga lufta.

Përfshirja e shtuar ushtarake e Shteteve të Bashkuara në luftën në Somali ka provokuar më tej al-Shabab, pasi grupi ka pretenduar gjithmonë se po lufton ndërhyrjen e huaj në vend.

Washingtoni zyrtar ka deklaruar se përmes sulmeve ajrore ka vrarë dhjetra militant gjatë javëne të fundit.