SHPËRNDAJE

Tensioni i lartë i gjakut është bindshëm diagnoza më e shpeshtë që pacientëve i shkruhet në Serbi nëpër shtëpitë e shëndetit.

Kështu, në tërë Serbinë, ditën e mërkurë, me 6 qershor, janë kontrolluar 97.659 njerëz, në shërim të mëtutjeshëm janë dërguar 50.000 persona ndërsa 2.629 prej tyre kanë shkuar tek mjeku për shkak të tensionit të lartë.

Këto të dhëna janë publikuar në portalin “Moj doktor” e cila funksionin në kuadër të sistemit elektronik informativ shëndetsor.

Pas tensionit të lartë, ankesa e dytë e pacientave ka qenë me diagnozë rritje beninje e prostatës (819) ndërsa në vendin e tretë të sëmurit me diabet.
Pas këtyre sëmundjeve radhiten, ankesat në dhimbje të shpindës, jostabiliteti, marramendja, glaukoma.

Sa i përket barërave, përveç atyre kundër hipertensionit, shkruhen edhe diuretikë, ilaç për diabet si dhe medikamente për qetësim./presheva.com/