SHPËRNDAJE

Liverpooli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te West Ham United me rezultat 2-1 ( e 10-ta radhazi), për të ri-marrë kreun tabelar në Ligën Premier.

U zhvillua ndeshje shumë interesante në Londër, ku Liverpooli kërkoi vetëm fitore, ashtu sikurse vendasit.

Golat erdhën në fund të pjesës së parë. Ishte Steven Gerrard ai që u tregua i sigurt nga penaltia (44′), por vetëm një minut më vonë në minutën e fundit të pjesës së parë ishte Demel ai që barazoi për 1-1.

Në pjesën e dytë shkëlqeu Luis Suarez që bëri përpjekje maksimale. Ai qëlloi dy shtylla, por nuk arriti të realizonte.

Me këtë fitore Liverpooli arrin në kuotën e 74 pikëve, dy pikë më shumë se Chelsea në vendin e dytë dhe katër pikë më shumë se Manchester City në vendin e tretë, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të luajtura.