SHPËRNDAJE

Bergkamp nuk udhëton me avion, të gjithë duan helikopterin. Ronaldo do pasqyra që nuk mbulohen nga avulli për të adhuruar veten pas dushit.

Ronaldinho

Për të shkuar te Besiktas ka paraqitur një listë kërkesash ku shpjegonte se nuk mund të bënte dot pa 7 bileta avioni në muaj në aksin Turqi-Brazil, për vete dhe familjarët. Jo vetëm kaq, donte edhe një shofer në dispozicion 24 orë, një celular dhe një telefon fiks që duhje të paguheshin nga klubi.

Dennis Bergkamp

Frika e tij nga udhëtimet me avion dihet nga të gjithë. Pë këtë arsye, para se të nënshkruante me Arsenal-in, ka përfshirë një klauzolë që e lejonte të refuzonte transfertat për të cilat duhej përdorur transporti ajror.

Samuel Eto’o

Përveç rrogës 20 milionë euro, për t’u transferuar tek Anzhi sulmuesi kamerunas ka kërkuar: një avion privat, një vilë në Moskë 1000 metra katrorë me katër katë dhe me pishinë në tarracë.

Gervinho

Negociatat e ish-sulmuesit të Roma-s me Al Jazira-n kanë dështuar sepse ai ka kërkuar një plazh privat dhe një helikopter personal.

Cristiano Ronaldo

Në hotelin ku qëndronte Portugalia e tij në Botërorin e Brazilit, ai ka kërkuar një pasqyrë kundër avullit për të patur mundësinë të adhuronte veten pas dushit.

David Beckham

Kur ai u transferuar te Milan bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, kërkoi me çdo kusht një helikopter që ta kishte në dispozicion 24 orë, një pishinë termale, një qendër “fitness”, një stilist flokësh personal dhe një kuzhinier makrobiotik.

Clarence Seedorf

Holandezi ka bërë teka edhe për një kontratë si komentues televiziv. Gjatë Botërorit të 2014-ës arriti të përfitontë një suitë në “Copcabana Palace”.

Daniel Osvaldo

Në janarin e 2013-ës mori lejen për t’u larguar nga stërvitja e Roma-s, që po përgatitej për të luajtur kundër Pescara-s, për të shkuar në Londër dhe për të ndjekur një koncert të Rolling Stones.

Paul Ince

Pjesa më e vështirë për të marrë ish-mesfushorin anglez tek Inter ka qenë të gjendej një super vilë për bashkëshorten e tij që, përndryshe, nuk do të ishte transferuar në Milano.

Neymar

Në kontratën e Neymar me PSG janë përfshirë disa klauzola: 1) Neymar është i vetmi të cilit i lejohet të mos kthehet në mbrojtje; 2) Dy fiziterapistë, ekskluzivisht vetëm për të; 3) Gjatë stërvitjeve, shokët e tij të skuadrës e kanë të ndaluar të bëjnë ndërhyrje të ashpra ndaj tij; 4) Është i vetmi që mund të mbajë çanta dhe valixhe me logo personale ose me ato të sponsorëve që preferon, ndërsa lojtarët e tjerë janë të detyruar të përdorin ato me logon e klubit.