SHPËRNDAJE

Ja cilët janë dhjetë smartphone më të mirë për 2014, që kanë sjellë diçka ndryshe dhe kanë shkruar historinë e tyre këtë vit.

10Smartphone

LG G3

Shitet online 360 euro.

Tek ky smartphone ekrani është ai që bie më shumë në sy, falë cilësisë së tij të lartë.

Huawei Ascend Mate 7

Shitet online 450 euro.

Huawi Ascend Mate 7 ka një ekran 6 – inch, pak më të madh se iPhone 6 plus. Është i hollë dhe ka një peshë shumë të lehtë.

iPhone 6 plus

Shitet online 839 euro për versionin 16 GB.

Mbase 3 vite më parë ky telefon do të kishte marrë më shumë vlerësime, por në këtë kohë nuk ka sjellë ndonjë veçanti të madhe nga iPhone 6, pavarësisht se nuk mund t’i mohohet kurrësesi vlera dhe cilësia që ka.

One Plus

One Plus shitet online 269 euro.

E veçanta e këtij telefoni është se kompania është përpjekur të japë më të mirën e një smartphone me një çmim të lirë. Ka parametra mjaft të mirë dhe ngjason paksa me Samsung Galaxy S5.

Nokia Lumnia 930

Lumnia 930 shitet online 430 euro.

Njësoi si Apple nuk është se sjell ndonjë risi, duke qenë se pritshmëritë kanë qenë më të mëdha, por mbetet cilësorë dhe me parametra shumë të mirë, i preferuar nga shumëkush.

HTC One M8

HTC One M8 shitet online 450 euro.

Është cilësuar si një ndër smartphone Android më të mirë. Ka cilësi shumë të lartë dhe është shumë i shpejtë. Ka një dizanj shumë elegant.

Jolla

Shitet online 299 euro.

Jolla është një prodhim finlandez, nga një skuadër me shumë vite eksperiencë të mëparshme tek Nokia. Sigurisht nuk eshtë i cilësive maksimale, por parametrat e tij janë të preferueshme, duke ju referuar dhe çmimit.

Yota Yotaphone 2

Shitet online 700 euro.

Nuk është i përsosur, por ka një veçanti që nuk e ka asnjë tjetër. Ka arritur të bashkojë në një pajisje të vetme një ekran të plotë HD 5 – inch.

Samsung Galaxy Note Edge

Samsung Note Edge shite online 780 euro.

Për Samsung ky ka qenë një vit i tmerrshëm, pasi ka pësuar shumë rënie në treg. Ndër shumë telefona që ka hedhur në treg, ai më original është Galaxy Note Edge. Ky është një telefon unik me parametra shumë cilësorë. Memorie duke filluar nga 32 GB, deri 64 dhe një kamer mahnitëse 16 megapixel.

Sony Sony Xperia Z3 Compact

Shitet online 400 euro.

Nuk ka pasur ndonjë ndryshim nga Z2. Pika e fortë e Z3 është kamera 20 megapixel, e cila nuk është gjithçka për një telefon, por mbetet shumë e rëndësishme.