SHPËRNDAJE

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, është dyshja simpatike e shoubizit shqiptar, që na e kujton se dashuria si e përrallave edhe mund të ekzistojë. Mes tyre gjithçka ka nisur që 10-të vjet më parë, ndërsa para dy vitesh, u bënë prindër të një vajze që i lanë emrin Ameli.

Por a e dini se si ka nisur gjithçka në mes tyre? E ftuar në emisionin e pasdites tek Rudina Magjistari, Miriami përveç se që është përlotur duke folur për nënën e saj, ka treguar edhe momentin e njohjes me Albanin, këngëtarin që i thurë vargje të pavdekshme dashurisë. “Babi insistonte që të bëja një duet me Albanin. Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat.

E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin”, tha Miriami duke treguar kështu se kjo ishte biseda e parë me Albanin. “Më pas rastësisht unë dhe Albani u takuam në një event në Cyrih ku ishim të dy të ftuar. Aty filloi gjithçka. Më vonë bëmë edhe këngën bashkë”, përfundoi këngëtarja.

/presheva.com