SHPËRNDAJE

Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë kanë treguar se shumë shpejtë do t’i marrin vendimet për ndarjen e parave për Luginën e Preshevës që i kishin premtuar më herët. Kryediplomati Ditmir Bushati ndërkaq ka përshëndetur vendimin e autoriteteve për transforimin e FSK’së në Forca të Armatosura.
Jetësimi i marrëveshjeve që dalin nga nënshkrimi i dokumentit për partneritet strategjik i nënshkruar në Prizren mes dy qeverive, Kosovë- Shqipëri ka qenë tema kryesore gjatë takimit që kanë pasur dy ministrat e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Ditmir Bushatit.
Të dy ministrat, ai i Kosovës dhe Shqipërisë, kanë thënë se janë përqendruarpër të parë se deri ku janë zbatuar këto marrëveshje ndërmjet dy vendeve dhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet të marrinsi dy vende për thelluar bashkëpunimin e mëtejmë.

Mbledhja e përbashkët që do të mbahen në qershor ndërmjet dy qeverive është parë si mundësi e mirë për të diskutuar se çfarë është bërë deri tani në realizimi ne marrëveshjeve në të gjitha fushat.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se vendimi i Qeverisë për transofrimin e FSK në Forca të Armatosura ka qenë vendimii matur, duke thënë se Shqipëria si vende anëtare e NATO do të kërkoi bashkëpunim më të madh ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

“Unë në emër të Qeverisë së Shqipërisë, do të doja të përshëndesja vendimin, hapat e matura të Qeverisë së Kosovës drejt transformimit të FSK. Si vend anëtar i NATO-s, kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë për një marrëdhënie institucionale të NATO-s me Kosovën, ashtu siç e ka BE-ja me Kosovën pavarësisht procesit të njohjeve, pra një marrëdhënie, nuk do të futej në stanjacionpër shkak të procesit të njohjeve dhe e shohim transforimin e FSK si një kontribut të Kosovës, jo thjesht për Kosovës, por më gjerë, në sigurinë në rajon, sepse Kosova ka kohë që është një kontributore e sigurisë në rajon”, ka thënë ai.

Ministri Hoxhaj ka thënë se vizita e Bushatit është rikonfirmim i fuqizimit së përbashkët biletarale në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Hoxhaj ka thënë se së shpejt do të hapen konsullata të përbashkëta të të dyjave vendeve në Milano dhe Kanbera e më pas do të shikohet se edhe në cilat shtete do të veprohet njësoj.

Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik, njohjet, anëtarësimi i Kosovës në organizata rajonale, europiane e globale, bashkëpunimi në fushën e energjetikës, të kulturës të transportit, si dhe çështja të tjera janë diskutuar me homologun e tij nga Shqipëria.

Ai ka thënë se ministri Bushati po luan një rol të madh sa i përket lobimit për Kosovën në takime të ndryshme nëpër vende të botës.

“I tërë takimi temë boshte ka pasur se ku qëndron partneriteti strategjik në mes Kosovës dhe Shqipërisë, se si duhet të rritet,të zhvillohet, tëzgjedhën cilat tema do të duhej të përfshihen në këtë partneritet strategjik dhe çfarë ka ndodhur deri më tash, natyrisht, se ky partneritet strategjik dhe mbledhja e Prizrenit, ka hapur një kaptin të re të relacioneve Kosovë- Shqipëri, por ju e dini së mënyra më e mirë e shkrimit të kësaj kaptine të re,është implementimi i marrëveshjeve, kështu që ne sot biseduam se cilat marrëveshje, cilat vendime dhe cilat projekte, kanë mundur të jetësohen dhe në cilat projekte dhe marrëveshje pritet që të ketë dinamik të re”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Ai ka thënë se sot Qeveria e Kosovës në mënyrë simbolike do të marr vendim për ndarjen e mjeteve financiare për maternitetin e Luginës së Preshevës, përderisa, ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka pohuar se ky vendim për ndarjen e mjeteve do të merret nga Qeveria shqiptare brenda pak ditësh.