SHPËRNDAJE

Unai Emery pranon se mesazhi i tij i parë për lojtarët ishte të jenë “më agresiv”. Trajneri spanjoll tha për TVE se është “e pamundur” që të përsëritet qëndrimi 22-vjeçar te Arsenali ashtu sikur se bëri tashmë ish-menaxheri, Arsene Wenger.

Strategu duket se gjënë e parë që e ka vërejtur te londinezët se iu mungon këmbëngulja në sukses dhe këtë e ka kërkuar në takimin e parë me lojtarët. “Kur kam ardhur këtu më kanë thënë të bëj një ekip më agresive se e Wengerit. Është normale që të keni një klub pasiv kur qëndroni kaq gjatë në ekip”.

“Në fakt ajo që bëri (magji 22-vjeçare) është praktikisht e pamundur të ndodhë përsëri. Por unë jam shumë i emocionuar për mundësinë që më kanë dhënë skuadra”, tha ai. Lexo po ashtu: Analisti francez: Emeri shkoi te Arsenali sepse nuk mund t’i menaxhojë yjet si Neymar Arsenali deri më tani nën drejtimin e 47-vjeçarit ka bilanc prej 18 fitoreve, pesë barazimeve dhe katër humbjeve. Ndryshe, Gunners aktualisht zënë pozitën e pestë të renditjes tabelore të Ligës Premier me 37 pikë.