SHPËRNDAJE

Jose Mourinho po planifikon që të spastrojë skuadrën e tij gjatë afatit kalimtar të janarit
Menaxheri i Mancehster Unitedit, Jose Mourinho nuk ka marrë rezultatet e pritura në ndeshjet e para të këtij edicioni dhe për këtë fajëson lojtarët e tij.

Goal.com shkruan se, Unitedi gjatë janarit të vitit 2017 mund të largojë deri në 11 lojtarë, shumica prej tyre tashmë startues.

Listës i prin mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger, i ndjekur nga kapiteni i skuadrës, Wayne Rooney.

Në listë po ashtu janë edhe Morgan Schneiderlin, Phil Jones, Matteo Darmian, Ashley Young, Memphis Depay, Michael Carrick, Marcos Rojo, Daley Blind dhe Juan Mata.