SHPËRNDAJE

Nga shpërthimi i naftësjellësit i cili ka ndodhur në shtetin federal të Meksikës, Hidalgo ditë më parë parë, jetën e kanë humbur 114 persona. Ministri i Shëndetësisë së Meksikës, Jorge Alcocer, tha se jetën e kanë humbur 46 persona të cilët ishin shtrirë në spital pas shpërthimit, me që rast numri i të vdekurve arriti në 114 dhe se 33 persona ende ndodhen në kurim.

Tragjedia ka ndodhur vetëm tre javë pasi presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador nisi një ofensivë kundër bandave të vjedhësve që shponin naftësjellësin dhe vendosnin kyçje ilegale për nxjerrjen e derivateve. Vitin e kaluar u gjetën 14,894 kyçje ilegale, prej të cilave 2,121 në Hidalgo. Vjedhja e derivateve në vit Meksikës i kushton deri në tre miliardë dollarë ndërsa autoritetet kanë mbyllur disa naftësjellës.