SHPËRNDAJE

City-Liverpool

Manchester City ka 12 vite që nuk fiton në stadiumin e Liverpoolit, Anfield Road.
Kampioni i Anglisë, Manchester City nuk ka shënuar asnjë fitore që nga viti 2003 ndaj Liverpoolit në Anfield.

Në këto 12 takimi, Liverpool ka fituar shtatë herë, ndërsa pesë ndeshje kanë përfunduar baras.

Trajneri i Cityt, Manuele Pellegrini ka thënë se skuadra e tij duhet të ndryshojë këtë statistikë.

“Liverpooli është gjithmonë skuadër e fortë me një stadium të vështirë, por gjithashtu ne duhet që të ndryshojmë këto statistika”, tha Pellegrini gjatë konferencës për media.

Liverpool dhe City do të takohen nesër në kuadër të xhiros së 27 të Premierligës, pikërisht në Anfield.