SHPËRNDAJE

Flora Nikolla udhëheqëse e Albanian  Excellence është në rrumbullakim të punëve për tu prezantuar sa më denjësisht nëpërmjet një ekspozite dhe një libri, mbrëmje që do të  mbahet të premtën që vjen në Tiranë.

Është një projekt shumë i madh, pasi që Flora Nikolla për një kohë të gjatë ka punuar që të përfshijë në një libër 121 gra të suksesshme shqiptare nga të gjitha anët e botës, dhe po këto gra do të prezantohen edhe në një ekspozitë.

“Zonjat që kanë ndryshuar botën, nuk kanë patur nevojë të tregojnë asgjë më shumë se sa zgjuarsia e tyre…!!!
Albanian Excellence-Zonjat e suksesit shqiptar në një libër dhe në një ekspozite !!!”, ka njoftuar së fundi Nikolla për këtë mbrëmje që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë.

Ajo këtë përzgjedhje të grave i ka vlerësuar të jenë si gra të shekullit,  pasi që secila ka kontribuar fuqishëm në profesione përkatëse, për të ngritë edhe më rolin e saj në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë.

Flora Nikolla ka përfshirë gra shqiptare në këtë libër dhe në këtë ekspozitë  janë gra nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Franca, Italia, Kroacia, Gjermania, Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dubai, Venezuela dhe vende të tjera.

Kurse sa i përket profesioneve të këtyre grave të suskseshme, bëhet e ditur se në këtë libër e ekspozitë janë përfshirë gra të profileve: mjeke, pedagoge, gazetare, mësuese, piktore, arkitekte, politikane, ekonomiste, muzikante, këngëtare, gra nga Shoqëria Civile dhe profile të tjera.

Ky promovim libri dhe hapja e ekspozitës që do të mbahet në Presidencës e Shqipërisë në Tiranë, më pas do të lëvizë edhe në vende të tjera, si: Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e më gjerë, duke përfshirë më pas edhe vende të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.