SHPËRNDAJE

Leicester

Leicester City, që ishte skuadra surprizë në pjesën e parë të sezonit, nuk mund të quhet më e tillë
Skuadra e Caudio Ranierit, duket se e ka seriozisht për titull, teksa fitorja prej 3:1 ndaj Manchester Cityt, i shton edhe më shumë gjasat për një arritje të tillë.

Pas kësaj fitoreje, Leicesteri ka gjashtë pikë më shumë se Manchester City dhe tetë më shumë se Arsenali, këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Leicesterin e pret një orar mjaft i vështirë në rrugën drejt titullit. Skuadra e Ranierit, që ka grumbulluar 53 pikë, do të përballet edhe me 13 kundërshtarë deri në fund të sezonit.

Më të rëndësishmet veçohen përballjet ndaj Arsenalit, Manchester Unitedit dhe Chelseat, që të tre takimet Leicesteri do t’i luajë si mysafirë.

Leicester-13