SHPËRNDAJE

Kalojnë vitet, kalojnë edhe shekujt e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet e tona, brezat që vinë do ti mbajnë në zemër dëshmorët u tha dje në fjalën hyrëse të moderatorit në tubimin përkujtimorë të dëshmorëve të rënë për liri të UÇPMB-së që u organizua në Rahovicë.

Me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët e rënë ndërsa Vebi Rexhepi, kryetarë i BL Rahovicë në fjalën përshëndetëse ka falemderuar të gjithë ata që përkrahin organizimin e këtijë eventi përkujtimorë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi para të pranishmëve ka potencuar se ende ka shumë për tu bërë që shqiptarët e Luginës të gëzojnë të drejtat e tyre në plotni. Takimi duhet të jetë kulminacioni i nderit dhe respektit për ata të cilët trasuan këtë rrugë të lirisë me gjakun e tyre ndërkaq ne nëpërmjet punës dhe veprës të angazhohemi ashtu që dëshmorët të ndiheshin krenar me ne, deri në realizimin e aspiratave kombëtare. Si i pari i komunës, dua të apeloj tek të rinjët tanë, të mbjellim më shumë pozitivitet në shoqërinë tonë, më shumë mirëkuptim e atdhedashuri. Mos ta përqeshim vendin tonë, mos ta nënçmojmë vendin tonë, kombin tonë, popullin tonë, por të jemi ata që kontribojnë më shumë në vendin tonë dhe kjo qaske i bënë të ndihen krenar dëshmorët tanë tha në fjalën e tijë përshëndetëse, Shqiprim Arifi.

Fjalë rasti në këtë tubim përkujtimorë kishte edhe përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Xhelal Hasani i cili ka potencuar se atëherë kur ne e çojmë amanetin e dëshmorëve në vend do të realizojmë ëndrrën e kahmotshme të bashkëvendasve tanë.

Për të pranishmit e këtijë manifestimi ishte përgatitur edhe një program kulturo arstistik me këngë kushtuar dëshmorëve interpretuar nga këngëtarët preshevarë Nefail Ibrahimi, Flamur Iljazi dhe Bashkim Halimi. Poezi dhe këngë për ditën e dëshmorëve kishin edhe nxënësit nga Rahovica./presheva.com/