SHPËRNDAJE

Opinion

Liderët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës sot janë duke i pritur në takim Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Kosovës Selim Selimi, dhe Ministren e Punëve të Jashtme Meliza Stublla-Haradinaj. Në takim me këta dy përfaqësues të nivelit të lartë të qeverisë së Kosovës, liderët në Bujanoc dhe Preshevë duhet ti shtrojnë këto kërkesa;

1. Nga qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të krijohet fondi i përhershëm kombëtarë i solidaritetit për Luginën.
2. Përfshirja e liderëve të komunave shqiptare të luginës në takimet e përbashkëta koordinuese të liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
3. Të përfaqësohen shqiptarët e luginës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
4. Të rrespektohet “Rezoluta për Luginën”, e nxjerrur në vitin 2013 në Kuvendin e Kosovës.
5. Të iu mundësohet luginasëve pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përmes UNHCR-së, pra te formohen qendra të votimit në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
6. Të hapet konsulata e shtetit Shqiptarë në Bujanoc (për shkak të pozitës gjeografike ndërmjet Preshevës dhe Medvegjës).
7. Të krijohen lehtësime nëpër pikat doganore të Kosovës dhe Shqipërisë për bizneset e shqiptarëve të luginës.
8. Qeveritë në Kosovë dhe Shqipëri të ndajnë subvencione të ndryshme materiale për bujqit, mjekët, studentët dhe artistët në Luginë.
9. Të përfshihet së paku një përfaqesues i shqiptarëve të luginës në komitetin për bashkëpunim ndërkufitarë në Gjilan.
10. Të funksionalizohet Zyrja për Luginën pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe Shqipërisë.
11. Të i rikthehet në menaxhim shqiptarëve të luginës në Gjilan “Zyrja për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.
12. Të përfaqësohen shqiptarët e luginës në komisionin shtetërorë për demarkim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
13. Në reformat e KQZ-së, të iu garantohen edhe luginasëve dy ulëse në parlamentin e Kosovës dhe 1 ulëse në parlamentin e Shqipërisë.
14. Të zgjidhet statusi civil i shqiptarëve të luginës të cilët jetojn që nga 23 qershori i vitit 1999-të, në Kosovë, të cilët janë refugjat të luftës së fundit të Kosovës 99′ dhe konfliktit të armatosur në luginë 2000-2001.
15. Sportistëve nga Lugina dhe klubeve të sportit, të iu mundësohet pjesëmarrja në gara të organizuara nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Vetëm një koordinim pragmatik serioz ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë me dy komunat shqiptare në Luginë, mund ta ktheje perspektivën për jetë atje, të faktorizohen politikisht dhe zhvillohen ekonomikisht dy komunat shqiptare, dhe të mos mbesin dy komunat më të varfëra në Ballkan.

Autor: Fikri Mehmeti (Politolog)