SHPËRNDAJE

Sot rreth orës 13, në stacionin hekurudhor të Preshevës, një grup migrantësh kishin tentuar të fshihen në tren. Njëri prej tyre, një 18 vjeçar me prejardhje nga Afganistani kishte tentuar të ngjitet mbi tren. Për shkak të tensionit të lartë, ky migrant ka pësuar djegje të mëdha të trupit, përcjell presheva.com.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë ekipi kujdestar i ndihmës së shpejtë nga Presheva ku të lënduarin e ka dërguar njëherë në spitalin e Vranjës e më pastaj për qendrën spitalore të Nishit.(presheva.com)