SHPËRNDAJE

Doganierët në bashkëpunim me policinë më 16 qershor të këtij viti, në dalje të vendkalimit kufitarë në Horgosh, kanë parandaluar përpjekjen e kontrabandimit të 2.750 pakove me cigare të ndryshme.

Verpa është zbulua kur autobusi me targa të Beogradit u është ndaluar për kontrollë të detajuar, i cili me 76 pasagjerë ishte duke shkuar nga Kosova për në Zvicër, thuhet në njoftimin e Administratës Doganore të Ministrisë së Financave të Sërbisë.

gjithnjë sipas këtij njoftimi, në pyetjen e zakonshme të doganierëve nëse kanë diç për të paraqitur për doganë, sikurse udhëtarët poashtu edhe të dy shoferët kanë thënë se përveç gjërave personale nuk asgjë për të deklaruar.

Qysh në fillim të kontrollit, ishte e qartë se ekzistonte arsye për të dyshuar, sepse qeni zyrtarë doganorë Nero, me reagimin e tij, i kishte dhënë një sinjalë të qartë doganierëve se kishte diçka të fshehur në hapësirën midis tualetit dhe bagazhit të autobusit.

Me heqjen e tapiceri nga pjesa e bagazhit, mbrapa hasirës së toaletit të autobusit u zbulua një “bunker” i bërë me dorë në të cilin ishin 2.750 pako cigare “Marlboro”, “Ëinston”, “Kent”, “Davidov” dhe të tjera, me dhe pa pulla akcize.

Kundër shoferit të autobusit 37 vjeçarë nga Tërnoci i Madh policia do të inicojë procedurë penale në gjykatën kompetente, thuhet në fund të njoftimit të Administratës Doganore të Ministrisë së Financave të Sërbisë./presheva.com/