SHPËRNDAJE

Rosberg

Pas suksesit në Çmimin e Madh të Australisë, piloti gjerman i Mercedesit e kaloi i pari finishin edhe në pistën e Sakhin në Bahrain, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi nëse merren në konsideratë edhe 3 garat fundit të vitit të kaluar.

Nuk mund të bënte më shumë Lewis Hamilton, i cili e mbylli garën i treti pas Kimi Raikkonen, edhe për faj të Valteri Bottas, që e detyroi të humbiste disa sekonda që në kthesën e parë.

Për Ferrarin, pavarësisht paraqitjes pozitive të Raikkonen ishte një zhgënjim i madh për faktin se motori i kokëkuqes së Sebastian Vettel pati probleme në xhiron e nxemjes, duke e detyruar pilotim gjerman që të tërhiqej.

Diçka e tillë kishte ndodhur 20 vite më parë, kur Michael Schumacher u detyrua sikurse Vettel të mos e niste fare garën.

Perfekt Nico Rosberg që në start, ndërsa Hamilton pati probleme, duke i dhënë mundësi shokut të skuadrës të mos kishte rivalë në një garë të cilën e përfundoi më shumë se 10 sekonda më shpejt se Raikkonen.

I katërti pas Hamilton e kaloi finishin Daniel Ricciardo me Red Bullin e tij, ndërsa vazhdon të çudisë Haas me Greasjean që u rendit i pesti.

Pozicioni i gjashtë për Toro Rosson e Marc Verstapen, ndërsa belgu i McLarenit, Vandaoorme, në garën debutuese në Formula 1 e mbylli në 10-shen e parë pas Kvyat, Massas dhe Valtery Botas.