SHPËRNDAJE

Institucionet e Kosovës i kanë kthyer mbrapsht 21 mjekë, shtetas të Serbisë dhe nuk i kanë lejuar që të hynë në territorin e Kosovës.KALLXO.com merr vesh se sot gjatë ditës në Kosovë kanë hyrë rreth 70 mjekë serbë me nënshtetësi të Kosovës, mirëpo janë kthyer mbrapa rreth 21 mjekë të tjerë.KALLXO.com merr vesh se Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar 21 mjekëve me nënshtetësi serbe që të aplikojnë për licencë në Ministrinë e Shëndetësisë nëse dëshirojnë të hynë në Kosovë për t’i kryer shërbimet si doktorë.“21 mjekë të cilët ishin shtetas të Serbisë në fillim kanë deklaruar që do të vijnë vetëm për monitorim të situatës, por pastaj kanë thënë që do të punojnë si doktor. Ata janë udhëzuar që të aplikojnë për licencë në ministri dhe pastaj janë kthyer mbrapa”, ka thënë për KALLXO.com një burim brenda Ministrisë së Shëndetësisë.Këta persona kanë tentuar të hynë përmes pikës kufitare në Merdare.Në fillim të muajit të kaluar ishte bërë temë diskutimi ardhja e disa mjekëve serbë në Kosovë.Po ashtu, ishte diskutuar edhe donacioni që Qeveria serbe kishte dërguar në Kosovë prej 1 mijë testesh.