SHPËRNDAJE

Vlera mesatare në Serbi që jepet ryshfet është 250 euro, ku qytetarët në të shumtën e rasteve vet i ofrojnë, duke konsideruar se korrupsioni më së shumti është i shprehur në partitë politike, shëndetësi dhe polici.

Sipas një hulumtimi të fundit të UNDP dhe Cesid, korrupsioni është problemi i  tretë në Serbi, pas papunësisë dhe varfërisë.

Pas politikës, shëndetësisë dhe policisë, korrupsion ka edhe në sektorin e doganave dhe administratë.

Mjekët dhe policia janë profesione që rastet e korrupsionit janë konstant të pranishëm, ndërsa afër se gjysma e sa është e lidhur me dhënien e mitos me shëndetësi dhe mjekët.

Korrupsioni sa i përket shëndetësisë më i pranishëm është në qendrat klinike, pastaj në spitalet e në fund në shtëpitë e shëndetit.

Vend për korrupsion ka gjatë punësimit, furnizim me material, listën e pritjeve për operacion dhe punë shtesë. /presheva.com/