SHPËRNDAJE

260 të rinj shqiptar, kryesisht mjek, administrator, inxhinier dhe punëtor krahu vetëm për një muaj e kanë lënë fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës dhe kanë ikur për në Perëndim, shkruan Almakos.

Të rinjtë shqiptar nga Sllupçani kanë lënë punën e administratorit dhe mjerimin e madh që iu është bërë me vite nga partia në pushtet-BDI për të kërkuar perspektiva më të mira në Perëndim, kryesisht në Gjermani.

Sipas informatave të disa agjencioneve turistike në Kumanovë për çdo muaj një fluks i madh të rinjsh shqiptar e lënë Komunën e Likovës dhe Kumanovës përgjithmonë duke kërkuar perspektiva më të mira në vendet e Bashkimit Evropian.

Arsimtarët, profesorët dhe mësuesit me kohë kanë paralajmëruar për uljen e numrit të nxënësve që është një shqetësim i madh për fenomenin e shpërnguljes së shqiptarëve nga Komuna e Likovës dhe Kumanovës.

Arsyeja e vetme e shpërnguljes së të rinjve shqiptar nga Komuna e Likovës është politika e cila ka shkelur me dy këmbët ndaj dinjitetit dhe jetës së shqiptarëve të Maqedonisë.

Përndryshe, BDI e Ali Ahmetit e cila në zgjedhjet e fundit lokale fitoi në Komunën e Likovës, por humbi në Sllupçan, nuk e ka parë alarmante dhe të arsyeshme që të brengoset për faktin se popullata shqiptare po shpërngulet. Si duket nga kjo parti po i hakmerren Sllupçanit legjendar për shkak se banorët e këtij fshati asnjëherë nuk kanë qenë të përkulur para presioneve, as në kohën e luftës e as tash në kohën e paqes.