Manifestimi kulturorë mbahet nesër në ora 10.00 para ndërtesës së komunës së Preshevës.
Ky event organizohet nga Shtëpia e Kulturë Abdulla Krashnica Preshevë dhe komuna e Preshevës, ka thënë kështu për portalin preshevacom, zëdhënësi i kryetarit të komunës, Mendurim Presheva.
Në këtë manifestim do të ketë fjalë rasti kryetari i komunës, Shqiprim Arifi me rastin e festës së 28 Nëntorit dhe program kulturo- arstistik me këngë, valle dhe recital.
Zëdhënësi Presheva ka ftuar qytetarët e komunës sonë që nesër të dalin dhe të festojnë bashkarisht për nder të ditës së flamurit.
Festat e ditëve të mëdha siç është 28 Nëntori u japin shpirt ngjarjeve historike ka thënë ndër të tjera zëdhënësi i kryetarit të komunës, Mendurim Presheva./presheva.com/