SHPËRNDAJE

Lindja e një fëmije me probleme të dukshme fizike apo përballja fillimisht me nevoja të veçanta të fëmijës, që mund të shfaqen para ose pas lindjes sjellin tronditje të fuqishme psiqike dhe shpirtërore tek prindërit. Kjo sjell jo vetëm zhgënjim dhe vrasje të ëndrrave prindërore për fëmijën që do të vinte, por edhe “paralizimin” e prindërve për momentin.

Nga pamundësia e disa prej tyre për të u shprehur në këtë ditë, do mundohem të shprehem unë në vendin e tyre.

Duke i u referuar aktuales..

Faleminderit për gjithë ata që bëjnë sensibilizim virtual , por nevojitet edhe me shumë punë e aktivitet ne jetën reale.

Faleminderit prej gjithë organizatave të cilat punojnë ne drejtim të sensibilizimit, identifikimit ,zhvillimit, përkrahjes , gjithëpërfshirjes etj, në përjashtim të atyre organizatave qe shfrytëzojn kategorin më të margjinalizuar, për zhvatje ne projekte e reklamim.

Faleminderit prej gjithë vullnetarve të cilët para se te pyesin “a ka diqka “? ,janë në gadishmëri të ofrojnë mbështetjen e tyre siç i takon një vullnetari.

Faleminderit për gjithë ata që perdorin terminologjin e duhur për personat me nevoja të vecanta , termet e përgjithshme dhe ato specifike.

Faleminderit prej gjithë atyre që merren vazhdimisht me edukimin , rehabilitimin, avancim dhe aftësimin profesional te personave me NV.

Faleminderit prej gjithë edukatorëve, mësuesëve , arsimtarëve etj. e simdomos atyre qe ndjekin trajnime lidhur me aftësimin profesional të tyre ,ne qasjen ndaj personave me NV , dhe personave me nevoja të veçanta arsimore .

Terminologjia
(termet e gabuara)
Person me nevoja të veçanta – /E paralizuar / paralitik Sakat Hendikep Invalid Gungaç Gjytyrym Tapall
Person i prekur me Sindromin Doën – Mongoloid me ngecje mendore
Person me Autizëm – Person me sëmundjen e Autizmit Person i pazhvilluar mentalisht
Person me aftësi të kufizuar intelektuale – I/E çmendur I/E vonshëm/vonshme Budalla ,Idiot , I Retarduar Mental ,ngecje mendore, Hajvan,Abnormal.
Person me nevoja të vecanta psikosociale – Skizofren Psikopat I/E çmendur.

Përveq përkushtimit ndaj personave me nevoja të veçanta ta ruajm dhe shëndetin mendor të prindërve.

Me rrespekt Defektolog ARBEN LATIFI

#3dhjetori #3december/presheva.com/