SHPËRNDAJE

Një zyrtar polak tha se tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga rrufeja në malet Tatra të Polonisë.

Shërbimi i shpëtimit Tatra, TOPR, tha që shpëtimtarët ishin dërguar në majën e Giewont, aty ku edhe ndodhi goditja.

Kinga Czerwinska nga Shërbimi i Ambulancës Ajrore tha që katër helikopterë u dërguan për t’u ndihmuar.

Ajo tha se rrufeja kishte goditur majën e Giewont, një destinacion i njohur për udhëtime dhe vendndodhje të tjera në Tatras.