SHPËRNDAJE

Ish-menaxheri i shumë emrave të njohur në estradë, Drin Zatriqi, ka publikuar së fundmi një status në rrjetet sociale, duke kërkuar nga Qeveria e re që do të krijohet, që të merren pak edhe me tatimet e estradës.

Javën që lamë pas, Zatriqi ka vënë në dukje shumat marramendëse që shumë këngëtarë të njohur fitjnë për mbrëmjet e tyre muzikore, e që shumica dyshohet se nuk i paguajnë obligimet ndaj shtetit. E më i paguari del të jetë Këngëtari kosovar me nofkën ‘Azet’ i cili është reper mjaftë i dashur për publikun tonë dhe atë gjerman e për një koncert ai paguhet rreth 20 apo 30 mijë euro. Ky është postimi i tij i plotë: Me qeverine e re duhet te rregullohet edhe tatimi i estrades, tashme industria e muzikes eshte milioneshe, dhe cmimet nga 100 deri ne 10.000 e 15.000 euro e me shume per koncert duhet te paguajne tatime, ne te kunderten duhet te denohen me denime te majme, dhe konfiskim te pasaportave , nese ju ikin atyre si deri me tani! Si neper klube te nates poashtu edhe ne darsma dhe cdo paraqitje tjeter me pagese!

Cmimet per disa artiste per koncert:

Azet – 20.000 – 30.000 euro

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labi – 5.000 euro

Sinani – 5.000 euro

Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro

Mesatarisht artistet me te paguar fitojne mbi 500.000 euro ne vit ! Numri i koncerteve nxirret lehte pasi qe flyerat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vet artistet, kurse neper darsma duhet metode tjeter me i identifiku performancat… Sqarim: cmimet jane edhe me te larta tek disa prej artisteve, mirepo per hire te korrektesise mos me i hy ne hak askujt i kom pasqyru me mesatare!