SHPËRNDAJE

Fundjava që lamë pas u karakterizua nga një fluks pushuesish që vinin kryesisht nga Kosova por edhe nga Maqedonia e Veriut për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Sipas mediave në Morinë të shtunën dhe të dielë bashkë kanë kaluar mbi 31 mijë persona dhe 11 mijë automjete.

Zyrtari i Komunës së Kukësit, Zenel Kuçana konfirmoi se në fundjavë pati një rritje të konsiderueshme të qytetarëve të huaj që hynin në Shqipëri teksa kosovarët vijojnë të kryesojnë sa i përket hyrjeve nga Pika Kufitare e Morinës.

Pavarësisht pandemisë, pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar, kryesisht Durrësin e Shëngjinin për të kaluar verën.