SHPËRNDAJE

Katër raste të reja të infeksionit me Corona janë konfirmuar në komunën e Bujanocit, përfshirë një fëmijë dhjetë vjeçar nga fshati Zhbevc.

Dr Lela Jovanović, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, konfirmoi se numri i rasteve të regjistruara me Covid-19 në komunën e Bujanocit u rrit me katër të hënën, në gjithsej 13.

– Nga katër pacientë të rinj, dy janë nga Bujanoci, të moshës 50 dhe 58 vjeç, të cilëve iu morën mostrat të shtunën, dhe transporti për spitalin e Vranjës aktualisht është duke u përgatitur për ta.
Një fëmijë 10-vjeçar nga fshati Zhbevc tashmë është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Nish, dhe ai u testua javën e kaluar – thotë Dr. Jovanoviq.

Një grua 65-vjeçare nga fshati Trejak, e cila nuk lajmërua në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc, ishte gjithashtu e infektuar me virus, kështu që ky institucion nuk ka informacione se ku po trajtohet pacienti.

– Siç thashë më herët, situata në komunën tonë po bëhet gjithnjë e më e komplikuar dhe kërcënon që situata të dalë jashtë kontrollit nëse sjellja e qytetarëve nuk ndryshohet urgjentisht. Kërkoj nga të gjithë të ndjekin rekomandimet dhe masat, të mbajnë maska, të mbajnë distancën e tyre dhe të shmangin kontaktet. Asgjë nuk ka mbaruar, përkundrazi – theksoi Dr. Jovanović.