SHPËRNDAJE

Lionel Mesi vazhdon të thyejë rekorde dhe të jetë një ndër futbollistët më të paguar të globit. E ndrsa në heshtje vazhdon edhe rivaliteti i tij me Ronaldon që gjithashtu shënon suksese në mënyrë të vazhdueshme, duket se për Mesin ka një tjetër rekord të thyer.

Ao  shënoi golin e 400-të të dielën në fitoren 3-0 ndaj Eibarit në kuadër të xhiros së 19-të në La Liga, duke arritur të ketë më shumë gola se çdo lojëtar tjetër në historinë e ligës elitare në Spanjë. Ylli argjentinas ka 400 gola në 435 paraqitje.