SHPËRNDAJE

RealMadrid

Reali i Madridit e mbyll me fitore vitin 2015. “Galaktikët” mposhtën Reali Sociedadin me rezultatin 3-1 duke marë përkohësisht edhe kryesimin e La Ligas me 36 pikë.

Sfida ishte spektakolar enë pjesën e parë teksa Ronaldo shpërdoron një 11 metërsh fillimisht duke marrë dhe duartrokitjet e tifozëve pasi penalltia ishte mjaft e dyshimtë. Portugezi realizoi gol në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë.

Sociedadi barazoi në pjesën e dytë, por Ronaldo gjeti sërish rrugën e rrjetës me një gol shumë të bukur. Në fundin e ndeshjes ka kohë dhe për një gol të Lucas.