SHPËRNDAJE

U organizua një aksion policor i dëbimit të rreth 500 migrantëve, të cilët po qëndronin ilegalisht jashtë Qendrës së Pritjes, në zonën e qytetit të Somborit.

Dhjetë autobusë janë siguruar për transportin e migrantëve në Bujanoc dhe Pirot, ka mësuar presheva.com.

Aksioni i zhvendosjes së migrantëve u organizua nga Komisariati për Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur, Qyteti i Somborit dhe Policia në Sombor.

Tre javë më parë, u organizua i njëjti aksion, dhe pastaj 300 migrantë u zhvendosën në Preshevë./presheva.com/