SHPËRNDAJE

Niveli arsimor i të huajve në kantonin e Cyrihut është rritur ndjeshëm gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Më 2003 ishin 49 për qind të banorëve të rinj që kanë shkollim të lartë, ndërsa tash flitet për 58 për qind në vitin 2012. Ndërsa 30 pë qind kanë një arsimim profesional.

Siç raporton 20min, këto të dhëna kanë dalë nga rezultatet e një studimi që ka realizuar Instituti për çështjet e integrimit të Kantonit të Cyrihut.

Studimi më tutje tregon se këta emigrantë të kualifikuar janë relativisht të rinj. Dy të tretat janë 25 deri në 39 vjeç. Proporcioni i meshkujve dhe i femrave janë pothuajse të barabarta.

80 për qind e tyre janë në marrëdhënie të përhershme pune.

Këta emigrantë shumë të aftë kanë nevoja të tjera, thotë Julia Morais, zyrtare kantonale për integrim.

Më shumë kontakte me zviceranët do të ndihmojnë për të zvogëluar frikën e tyre.

” Zviceranët kanë qenë të mësuar me dekada që emigrantët duhet të bëjnë vetëm punë ndihmëse”, thotë Julia Morais, zyrtare kantonale për integrim.

Megjithatë, sot shumica prej tyre kanë zënë pozita të larta në kompani të ndryshme.
“Kjo kuptohet si konkurrencë”, tha Morais.

Një gjetje interesante e këtij studimi është se vetëm 4.000 prej tyre jetojnë në kantonin e Cyrihut. Karakteristikë e tyre është mobilitetit  global i punës dhe zakonisht kanë kontrata të përkohshme në Zvicër.