SHPËRNDAJE

Qeni
Në 160 komuna në Serbi në vitin 2015 janë paguar gjithsejt 8.2 milionë euro për dëmshpërblime ndaj qytetarëve që kanë pësuar kafshime nga qentë endacak, çka mesatarisht i bie nga rreth 6 milionë dinarë për një komunë në Serbi.

Këto të shenime i ka dhënë drejtori i qendrës së veterinarisë në Bujanoc dhe këshilltarë i pamvarur në Kuvendin e Bujanocit Miodrag Milkoviq.

Ai ka thënë se vitin e kaluar vetqeverisja lokale nga buxheti ka dhënë shuma të ndryshme qytetarëve që kanë pësuar kafshime nga qentë endacak.

Sipas tij, këto shuma sillen nga një milionë dinarë që ka paguar komuna e Bujanocit vitin e kaluar e deri tek 70 milionë dinarë që është paguar në Nish.