SHPËRNDAJE

Gezim

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa përkushtimi rreth jetës tuaj dhe zbulimi i potencialit tuaj.
Ndonjëherë, edhe përpjekjet për vetë-përmisim bëhen të teprueshme. Por, ndodh që mundimi për ndryshime pozitive kthehet në kërkim të vazhdueshëm të përsosmërisë. Në vend se të fokusoheni tek gjërat që i keni në jetë, ju vazhdimisht i kushtoni vëmendje gjërave që nuk i keni dhe kjo behët mëse e teprueshmë për jetën tuaj. Nëse, ndonjëherë e keni gjetur vetën të frustruar nga përpjekjet për të ndryshuar, ndoshta është se ju jeni përpjekur të ndryshoni gjërat që janë të pranueshme.

Ja cilat janë gjërat që nuk duhet t’i ndryshoni tek vetja.

1.Shija juaj personale

Nëse jemi duke biseduar për muzikën, ushqimin, sportin, apo librat, shija juaj nuk bën të ndryshojë për qëllime të ndryshme, për diçka “më të përshtatshme.” Dhe pse do të doni të ndryshojë?

2.Emocionet tuaja

Sa herë i keni dëgjuar njerëzit që thonë ‘largoni emocionet dhe më jepni vetëm faktet?’ Ne jemi emotive për nje arsye. Emocionet janë sinjale, janë komunikim. Emocionet janë pjesë thelbësore e përvojës njerëzore. Mendohet se emocionet dëshirohen, por nuk është se futen në një shishe. Nuk ka asnjë mënyrë që t’iu shmangeni përvojave tua pa pasur emocion. Dhimja, frika, zemërimi, dashuria, gëzimi, frymëzimi…të gjitha janë emocione.

3.Dëshira për të rrezikuar

Kohëve të fundit, duket sikur secili është përpjekur të sigurojë të mira materiale dhe të bëjë invenstime të shëndosha. Siguria mund të ketë kuptim, por nuk është e thënë t’iu bëj të lumtur. Të lumtur i’u bën vetëm përballja më frikën, eksperiencat e reja dhe trajtimi i problemeve të reja.

4.E kaluara juaj

Ankthi kronik shkaktohet nga obsesimi i gjërave. Gërmimi mbi gabimet dhe dështimet në të kaluarën mund të jetë shumë helmues. Para se gjithash, është një humbje kohe. Që të rrish e të mendosh për të kaluarën, është humbje kohë, sepse nuk ndryshon dot asgjë. Pastaj, nëse nuk e leni të kalurën të zerë vendin e vet, ka rrezik që t’iu bëhet pengesë në të ardhmen. Duke pranuar të kaluarën, ju i jepni vetës hapsirë që të mësoni nga gabimet nëpër të cilat keni kaluar.

5.Gabimet e së ardhmes

Kur rrini e mendoni për të kalurën, ateherë do të filloni të mendoni edhe për gjërat që mund t’iu kaplojnë në të ardhmen. Ndonjëherë, ndodh që të tmerrohemi aq shumë nga gabimet, sa kemi frikë të bëjmë ndonjë gjë në të ardhmen. Por, është e pamundur të jetohet pa bërë gabime. Gabimet bëhen për të mësuar. Sigurisht, që është mirë që gjithmonë të bëjmë gjërat e duhura, por nuk është e thënë që të bëhen në mënyrë të përsosur. Më shumë duhet të bazoheni tëk njohuritë tua, sesa në fat, transmeton Gazeta Express.

6.Trupi juaj

Ndodh që të jemi të obsesionuar në raport me trupin, që ta kemi pa celulit, që ta kemi sa më të përsosur. Kjo është e panevojshme. Mos e bëni krahasimin e trupit tuaj me atë që shfaqet nëpër ballina revistash. Askush nuk duket sikur përsonazhet nëpër ballinat e revistave, madje as vetë modelet. Mësoni ta respketoni vetën dhe format që keni, pa i dhënë vetës siklet dhe e pa e gjykuar keq. Kështu, do kurseni kohë dhe para.

7.Paaftësia juaj për të bërë gjithçka

Nuk mund të ju them saktë se sa njerëz janë të frustruar dhe të stresuar nga puna. Duhet ta dini, ju nuk jeni mbinjeri. Gjatë gjithë javës ju mund të vraponi si pula pa kokë, por në fundjavë, ju duhet të gjeni pak qetësi për veten.

Dashuria do kohë e mund, po ashtu edhe dashuria për vetën do kohë e mund. Për të marrë përfitimet e dashurisë që keni ndaj vetës, nuk do të ta ndrydhni veten. Mjafton të përparoni.