SHPËRNDAJE

Pogba

Manchester United po insiston që ta rikthej në ‘Old Traffrod’ Paul Pogban
Drejtuesit e Manchester Unitedit janë të gatshëm të thyejnë rekordin britanik për transferimin më të shtrenjtë

Sipas The Sun, ekipi nga Old Traffrod i ka ofruar Juventusit 60 milion funte (77 milion euro) për mesfushorin francez, Paul Pogba.

Por, ekipi nga Premierliga nuk do ta ketë të lehtë ta transferoj lojtarin francez, pasi ky i fundit ka oferta edhe nga Barcelona, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain

Pogba ishte pjesë e Manchester Unitedit nga vitit 2009 e deri më 2012. Më pas, francezi u transferua si lojtar i lirë te Juventusi.