SHPËRNDAJE

iPhone 8 nga Apple, Note 8 nga Samsung dhe OnePlus 5 të gjithë janë të shpejt sa i përket mbushjes së baterisë, por cili nga ta është më i miri?

Siç duket, prodhuesit e celularëve të mençur nuk po mund të bëjnë shumë sa i përket zgjatjes së jetëgjatësisë së baterisë, megjithatë në vend të kësaj po punojnë në shpejtësinë e mbushjes së baterive, transmeton Telegrafi.

Për të zbuluar se cili nga këta tre celularë mbushet më së shpejti bateri, Danny Winget ka publikuar një video në YouTube ku e ka testuar shpejtësinë e mbushjes së celularëve të ri iPhone 8, HTC U11, Galaxy Note 8 dhe OnePlus 5.

Duke përdorur vetëm mbushës dhe kabllo origjinale, ai ka testuar se sa shumë është mbushur secila pajisje pas 15 minutave, 30 minutave, 45 minutave dhe një ore.

Të gjithë celularët kishin performuar mirë, ku vetëm Note 8 ishte mbushur më pak se 50% bateri pas 30 minutave në rrymë.

Sidoqoftë, pas 60 minutave kishte dalë një fitues dhe duket se fitues është celulari që kushton më së liri.

Vendin e dytë e ka zënë HTC U11 me 85% bateri pas një ore, ndjekur pas nga iPhone 8 me 82% bateri.

I fundit ka rezultuar të jetë Note 8, i cili kishte menaxhuar të mbushet bateri vetëm 69% pas një ore në rrymë.

Pra, OnePlus qartazi është fituesi në këtë betejë sa i përket mbushjes më të shpejt të baterive. /presheva.com