SHPËRNDAJE

Januzaj

Jose Mourinho pritet të largojë shumë futbollistë nga Manchester United.
Trajneri portugez, Jose Mourinho pritet që nga edicioni i ardhshëm të marrë drejtimin e skuadrës së Manchester Unitedit.

Ai qysh tashmë e ka planin e tij për kthimin e Unitedit në krye të futbollit anglez, por për këtë duhet të largojë disa futbollistë.

Daily Mail shkruan se, Mourinho do të largojë 8 futbollistë nga Manchester Unitedi, në mesin e të cilëve është edhe kosovari Adnan Januzaj.

Nga skuadra po ashtu do të largohen edhe Marouane Fellaini, Juan Mata, Jesse Lingard, Memphis Depay, Phil Jones, James Wilson dhe Victor Valdes.