SHPËRNDAJE

Gjykata Penale e Shkupit dënoi sot me gjithsej 81,5 vjet burg shtatë të akuzuarit për tentimin për vrasjen e deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar, kur turma maqedonase hyri me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë.

Kire Georgievski u dënua me 13 vjet burg, Oliver Oshavkovski me 10.5, Nikollçe Dimitrievski me 10.5, Aleksandar Janeveski-Toshta me 13 vjet, Andrej Micov me 10.5, Nikolla Vojminovski me 13.5 dhe Kosta Dellov me 10.5 vjet burg, raporton Portalb.mk, përcjell presheva.com.

Aktvendimin e shqiptoi gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila kërkoi që të akuzuarit të dërgohen drejt në burg.

Dënimi është relativisht i lartë për shkak se dhunuesit kanë sulmuar deputetin, i cili zgjidhet nga populli, si dhe e kanë sulmuar në organin më të rëndësishëm shtetëror.