SHPËRNDAJE

Atletico është klubi me mbrojtjen më të fortë në Evropë, vetëm nëntë gola të pranuara, duke lënë pas Barcelonën e Napolin.
Atletico Madridi pas 22 xhirove në La Liga ka pranuar vetëm nëntë gola dhe aktualisht është klubi me mbrojtjen më të fortë në top pesë ligat Evropiane (La Liga, Premierligë, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1).

Klubi i dytë me mbrojtjen më të mirë është Barcelona me vetëm 11 gola të pranuara pas 22 ndeshjeve.

Pas tyre renditen; lideri i Serisë A, Napoli (14 gola), Juventusi (15), Bayern Munich (16) dhe PSG (17).