SHPËRNDAJE

“Unë kërkova që në ekipet negociatore të merren vëzhgues. Do të preferoja që të ishin serbë të Kosovës, sepse një prej arsyeve për incim të këtij dialogu është vet jeta e serbëve në Kosovë”

Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresiste ka thënë se është i acaruar me tendencën e Brukselit zyrtar për të shmangur përgjegjësinë, në kontekst të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai sidomos ka shprehur pakënaqësinë e tij për mosmarrjen e një përgjigje në pyetjen e tij, nëse zyrtarët europianë ishin në dijeni për presionin e madh që bën Beogradi zyrtar mbi serbët e Kosovës.

Në Zona B, Rashiq ka sqaruar propozimin e tij për vëzhgues në delegacionet negociuese, të cilit do të ishin njerëz me integritet nga serbët e Kosovës, për të shmangur tendencën e të dyja palëve për të lakuar të vërtetën.

“Pyetja ishte personale, emocionale dhe në emër të banorëve serbë të Kosovës. Heshtja nga ana e Bashkimit Europian nganjëherë tingëllon si konfirmim. Sot desha të isha i saktë, sepse përgjigjet e diplomatëve europianë janë shumë të gjera. Unë e pyeta(Jean-Claude Juncker), a janë në dijeni me cilat forma të presionit Beogradi formalisht dhe joformalisht ndikon serbët e Kosovës?”

“Normalisht që doja përgjigje me po ose me jo. Sepse nëse përgjigja do të ishte pozitive, atëherë si është e mundur që Europa demokratike dhe e lirive të tolerojë një gjë të tillë. Nëse do të ishte negative, atëherë prapë, si është e mundur që të mos dihet, kur ka plot raporte për këtë gjë”.

“Unë nuk mora asnjë përgjigje. Ishte krejt demagogji. Mirë që ishte përfaqësuesja e BE-së në Kosova, Nataliya Apostolova, e cila tha se janë të vetëdijshëm për këtë gjë. Përgjigja e Juncker s’ishte kurrfarë përgjigje. Një prej problemeve kryesore të Brukselit është shmangia e përgjegjësisë”.

“Unë kërkova që në ekipet negociatore të merren vëzhgues. Do të preferoja që të ishin serbë të Kosovës, sepse një prej arsyeve për incim të këtij dialogu është vet jeta e serbëve në Kosovë. Por nuk mora asnjë përgjigje. Unë insistoj që ata vëzhgues të jenë njerëz apolitik dhe me integritet. Kjo do të ishte mënyra më e mirë që ne ta dimë çka po ndodhë atje. Po ashtu zvogëlohet mundësia e manipulimit, sepse pas takimeve Prishtina dhe Beogradi thonë krejt gjëra të ndryshme”.