SHPËRNDAJE

Askush nuk pret që dëshirat e trajnerit Tata Martino të plotësohen, por disa nga to..

Sipas kësaj liste, që është krijuar në muajin tetor të vitit të kaluar, Martino kërkon lojtar në secilën vijë të përforcoj klubin.

Dëshira e parë është Sergio Aguero. Ai është golshenuesi më i mirë i Manchester City, dhe vështirë që “qytetarët” të vendosin ta shesin me çfardo çmimi, më mirë do të kishin shitur Edin Dzekon. Mediet spekulojnë që Barcelona do të tentoj, dhe çmimi fillestar është 28 milionë euro.

I dyti në listë është Miroslav Klose, 35 vjeçari gjerman i cili ka kontratë me Lazion deri në fund të sezonit, dhe ndoshta ai do të bindet që të transferohet në Camp Nou.

Pastaj vjen edhe portieri i Borussia Dortmund, Mark Andre Ter Stegen, deri sa mediet spekulojnë se ky transferim tashmë vetëm se ka përfunduar dhe se ai është portieri i ri i Barcelonës.

I katërti në listë është Neven Subotiq, edhe pse është i lënduar, ende nuk është e qartë se Barcelona ta transferoj atë nga Borussia Dortmundi.

Martino dëshiron që përsëri të  bashkëpunoj me Santiago Vergini, mbrojtësin shtatëlartë të Estudiantes, i cili është huazuar tek Sunderland në janar. Ai nuk ka marrë besimin tek Guus Poyeto, edhe ka shenuar vetëm tri ndeshje për Sunderland.

Edhe një mbrojtës shtat lart kërkohet nga Tata, 19 vjeçari Mateus Doria, përfaqësuesi i Brazilit në Botafoga.

Aty janë edhe dyshja e Atletico, Arda Turan dhe Filipe Luis. Turan mbulon shumë hapsira në mesfushë, ndërsa braziliani mbrojtës i majtë.

Lista përfundon me Ilkay Gundogan, për të cilin janë të interesuar shumë klube si Real Madrid, PSG…

Disa gazeta madrilene shkruajnë që Martinos po i pregaditet shkarkimi nga Camp Nou, mirëpo këto tregime nuk janë edhe aq reale, duke hedhur spekulimet e tilla vet klubi pasi shpesh deklaron se Martino do të mbetet edhe më tej në Camp Nou.