SHPËRNDAJE

Zemra

Falë zhvillimit të shkencës, ushqimit të shëndetshëm si dhe arsimimit, më pak njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës.
Por cilat janë, sipas shkrimit që e transmeton TCH, 9 shenjat delikate, që tregojnë se ju mund të keni një problem në zemër?

1. Jeni shumë të lodhur

Kjo nuk është një lodhje, që mund të vijë nga mungesa e gjumit. Bëhet fjalë për një lodhje ekstreme. Arsyeja përse ju ndiheni kështu është mungesa e oksigjenit. Zemra është duke u lodhur dhe lufton për të çuar oksigjen në trupin tuaj. Megjithatë, vetëm ky problem nuk do të thotë se ju vuani nga ndonjë sëmundje në zemër.

2. Këmbë të enjtura

Enjtja e këmbëve mund të ndodhë për arsye të ndryshme, si shtatzënia, venat me variçe, ose kur udhëtoni dhe keni një hapësirë të vogël, në të cilën lëvizni. Ajo mund të jetë gjithashtu një shenjë e problemeve në zemër, një gjendje kronike, në të cilën zemra pompon gjak në mënyrë joefikase.

3. Dhimbje ekstreme kur ecni

Nëse iu kap ngërçi në muskujt e këmbës apo ijeve, kur ju ngjiteni në shkallë apo mal, kur ecni apo lëvizni, pastaj ndiheni më mirë kur pushoni, mos mendoni se kjo vjen vetëm për shkak të moshës apo mungesës së aktivitetit fizik. Kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjeve që lidhen me arterien periferike.

4. Marrje mendsh, trullosje…

Ju merren mendtë apo ndiheni të trullosur? Edhe kjo është një nga ato simptoma, që mund të ketë shumë shkaqe, jo domosdoshmërisht të lidhura me problemet në zemër. Nëse ju keni qenë ndonjëherë në një palestër, ju mund të keni parë shenja paralajmëruese për të ndaluar ecjen, vrapin, biçikletën, sepse keni pasur marrje mendsh. Kjo gjendje mund të jetë shkaktuar nga dehidratimi. Por nëse kjo gjë përsëritet shpesh, ju duhet të bisedoni me mjekun për të parë efektet anësore të barnave, problemet e veshit të brendshëm, anemi ose – në raste më të rralla – edhe problemet që lidhen me zemrën mund të jenë fajtore.

5. Probleme me frymëmarrjen

Pavarësisht ushtrimeve me biçikletë tre herë në javë, ju keni nevojë për shumë frymëmarrje kur ngjitni shkallët ose kolliteni shumë. Kjo mund të jetë prej astmës, anemisë, një infeksioni, ose rrallë një problem që lidhet me valvulat e zemrës apo aftësinë e tyre për të pompuar gjak.

6. Depresioni

Gjendja depresive nuk është ndoshta një shenjë se ju keni probleme të zemrës, por mirëqenia mendore është e lidhur me atë fizike. Shumë studime sugjerojnë se njerëzit, të cilët janë në depresion, janë në rrezik më të madh për probleme me zemrën.

7. Migrena

Migrena ndodh në 12% të popullsisë së përgjithshme, por që rritet në rreth 40% në pacientët me sëmundje kardiovaskulare. Megjithëse nuk ka një lidhje të qartë, dukuria e migrenës ka qenë e lidhur me disa anomali të zemrës, kështu që është e mundur që, dhimbjet e kokës që ajo shkakton, mund të kenë një lidhje me mosfunksionimin e zemrës.

8. Dëgjoni rrahjet e zemrës kur flini

Mjekët thonë se disa persona me probleme në valvula dëgjojnë rrahjet e zemrës së tyre natën, kur janë duke u përpjekur për të rënë në gjumë. E nëse mendoni se duke ndryshuar pozicion nuk e dëgjoni më, nuk duhet ta injoroni.

9. Ankth, djersitje, etj…

Ju jeni papritur në ankth, djersiteni dhe keni përzierje. Këto janë simptomat klasike të një paniku, por ato janë edhe treguesit e një “sulmi” në zemër. Nëse këto simptoma sjellin lodhje ekstreme, shoqërohen me dhimbje, duhet të shkoni në urgjencë menjëherë. Pritja më shumë se 5 minuta për të kryer veprimet e duhura mund të ndryshojë mundësitë tuaja për të mbijetuar. Në fakt, ata që arrijnë në spital brenda një ore, pas simptomave të sulmit të zemrës, kanë mundësi më të mirë mbijetese sesa ata që presin.