Zyrtare: Prins Tijueza largohet nga Liria, prizrenasit fitojnë një shumë të mirë parash – Telegrafi

0
37

KF Liria përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, ka konfirmuar për largimin e yllit të tyre të skuadrës, Prins Tijueza.

Futbollisti nga Namibia ishte transferuar tek ekipi prizrenas në gusht të vitit 2022, teksa në 13 paraqitje me Lirinë këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.

Tijueza ashtu siç e potencoi edhe vet klubi, cilësohej si futbollisti më i rrezikshëm i Lirisë dhe tani i ka dhënë fund aventurës së tij në Kosovë për një aventurë të re, gjegjësisht në Afrikën e Jugut tek Cape Town City.

Sidoqoftë, prizrenasit kanë bërë një marrëveshje të mençur duke përfituar 65 mijë dollarë si dhe 10 për qind të shumës nga shitja e tij e ardhshme.

“Futbollisti më i mirë i Lirisë, Prins Tjueza, i ka dhënë fund karrierës në Kosovë, përkatësishtë te FC Liria.

Namibiani që shkëlqeu për një vit e gjysmë, tashmë ka nënshkruar me ekipin e Premierligës nga Afrika e Jugut.

“Tijueza nga sot është lojtar i Cape Toën City nga Afrika e Jugut.E falenderojmë për kontributin dhe i urojmë suksese”, ka thënë Valon Osmani, kryetar.

Liria, nga shitja përfiton 65 mijë dollarë dhe  10% nga  shitja e ardhshme e tij.

Tijueza, ka lënë gjurmë në Kosovë, derisa me Kombëtaren e vetë, Namibinë u kualifikua tutje në Kupën e Afrikës”, thuhej në njoftimin e Lirisë./Telegrafi/