Sulmet nga rebelët Houthi! Danimarka pritet t’i bashkohet forcave amerikane dhe britanike në Detin e Kuq

0
39

Danimarka ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një anije luftarake e cila pritet t’i bashkangjitet forcave amerikane dhe britanike në Detin e Kuq.

Ky veprim nga Danimarka vjen pasi anijet ndërkombëtare po përballen me ngacmime dhe sulme të rregullta nga grupi rebel Houthi.

Houthi-t e mbështetur nga Irani, me bazë në Jemen, kanë deklaruar se kanë në shënjestër çdo anije që ata besojnë se lidhet, operohet, është nën pronësi, ose lundron drejt Izraelit. Për këtë arsye, SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë bashkuar në një grup të vetëm detar ndërkombëtar për të luftuar sulmet rebele në atë zonë.

Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se “dikush duhet të luftojë për tregtinë e lirë botërore, dhe ne kemi marrë përgjegjësi për të ndihmuar që kjo të ndodhë”.

Parlamenti danez pritet të miratojë rezolutën për dërgimin e anijes luftarake në Detin e Kuq më 6 shkurt.


Top Channel