Bayern ka vendosur të nënshkruajë me një mesfushor – tre emra në listën e ngushtë të bavarezëve – Telegrafi

0
41

Një ndër ekipet më aktive në afatin kalimtar të janarit ishte padyshim edhe Bayern Munichu, të cilët afruan disa lojtarë të ri në ekip.

Bavarezët tash e një kohë të gjatë kanë qenë në kërkim të një mesfushori të ri, pasi kujtojmë që marrëveshja për transferimin e Joao Palhinhas nga Fulhami gjatë verës dështoi, ani pse portugezi kishte mbërritur në Gjermani për testet mjekësore.

Siç raporton Christian Falk nga mediumi gjerman BILD, drejtuesit e klubit tashmë kanë në listën e tyre të dëshirave tre emra, të cilët do t’i konsiderojnë për transferim.

Njëri ndër ta është Jacob Ramsey (Aston Villa). 22-vjeçari këtë sezon nuk ka gjetur hapësirat e duhura nën urdhrat e Unai Emery, ani pse edicionin e kaluar ishte një ndër lojtarët kryesor të ekipit.

Emri i dytë në listë është ai i Martin Zubimendit (Real Sociedad). 24-vjeçari ka treguar një nivel jashtëzakonisht të lartë të performancës gjatë tri sezoneve të fundit, andaj për këtë arsye shumë klube të mëdha kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Zubimendi sezonin e kaluar hodhi poshtë mundësinë e kalimit tek Barcelona, sidoqoftë gjërat mund të ndryshojnë këtë sezon nëse Sociedadi nuk arrin kualifikimin në garat evropiane sezonin tjetër.

Ndërkohë siç duket gjiganti gjerman në fund do të tentojë edhe një herë tjetër që të arrijë një marrëveshje me Fulhamin për transferimin e Joao Palhinhas, në rast se edhe kësaj radhe një gjë e tillë nuk është e mundur, atëherë fokusi i tyre do të jetë tek dy emrat e tjerë të cekur më lartë./Telegrafi/