Gallagher nuk ka gjasa t’i bashkohet Tottenhamit në janar – Telegrafi

0
35

Conor Gallagher do të mbetet te Chelsea, së paku nuk do të largohet nga klubi londinez gjatë afatit kalimtar dimërorë.

Mesfushori anglez është kërkuar me ngulm nga Chelsea, por transferimi i tij te ‘Gjelat’ nuk ka gjasa të ndodhë ka zbuluar Fabrizio Romano.

“Nëse Tottenham shkon atje dhe vendos para të mëdha në tavolinë, ata ende kanë një shans shumë të mirë për të nënshkruar me Gallagher ”, tha Fabrizio Romano për Give Me Sport .

“Nuk ka të bëjë me kohën, por ka të bëjë me paratë. Për momentin, Tottenham nuk është në atë fazë. Edhe nëse do të kishim thashetheme në fund të dhjetorit për negociatat mes Chelsea dhe Tottenham për Gallagher, nga sa dëgjova, kontakti i fundit mes dy klubeve ishte në gusht 2023, kur Tottenham u përpoq ta bënte atë në ditët e fundit të verës”.

“Dy klubet nuk kanë folur më kurrë për Gallagher. Pra, unë ende mendoj se kjo nuk është e lehtë për ditët e fundit”, deklaroi Romano.

Gallagher ka qenë shumë i lidhur me largimin nga Chelsea, qoftë këtë muaj ose në verë, pavarësisht se mesfushori u shfaq si një nga lojtarët kryesorë të skuadrës nën Pochettino.

Kontrata e anglezit me Chelsean skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Shitja e tij do të llogaritet si fitim i pastër sipas rregullave të Fair Play Financiar pasi ai është i diplomuar në akademinë Cobham. /Telegrafi/